Dashamir Shehi më pranë mbështetësve: Po ju jap numrin e telefonit

0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkon mbështetje nga qytetarët e Tiranës për të marrë besimin e tyre për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai madje ka shkuar një hap më tutje, duke bërë publikë numrin e tij të telefonit dhe duke i thënë qytetarëve që ta mbështesin në 25 prill, sepse ndryshimi në Shqipëri fillon me ndryshimin e qeverisë.

Në një komunikim me ndjekësit në faqen e tij në Facebook, ai u ka dhënë numrin e telefonit dhe u ka kërkuar që nëse kanë dëshirë të mbledhin sa më shumë vota për të votuar nr. 13, pozicionin që ai ndodhet në listën e Tiranës.

“Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë. Unë jam nr. 13, do të vazhdoj ta përsëris.

Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr. 13. Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in [email protected] po ashtu keni edhe faqen time të internetit. Të forcojmë për opozitën, pastaj brenda kësaj, për burrat më të mirë brenda listës, për Tiranën janë 30 e ca vetë” tha Shehi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu