Kreu marrëdhënie me 45-vjeçaren me probleme mendore, arresohet i riu

0

Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.