Debat i ashpër në “Për’puthen”, konkurrenti: Më kërkoi marrëdhënie intime

0

Gjithë studioja e “Për’puthen +40” është përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme për shkak të Stelës dhe Armandos. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar vazhdimisht. Më pas Armando bëri një deklaratë shumë të fortë, që nxiti akoma më shumë përplasje. Armanado u shpreh se Stela i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie intime dhe pas këtyre fjalëve Stela u largua nga studioja.

Pjesë nga debati:

Stela: Do të dal nga këtu se nuk e duroj dot më këtu. E mban veten në kamerave ndërsa jashtë kamerës je dhunues. Dua mos të më flasësh më, kam të drejtë të bëj ç’të dua.

Armando: Kujdes kujt i tregon gishtin.

Stela: Ti duhet të dalësh nga emisioni se je shembull i keq, më ke kërcënuar! Kam ardhur të gjej dashurinë e time se jeta ime është e mbushur me stres, por atë nuk e duroj dot.

Armando: Të çjerr maskën.

Stela: Ai është një person i dhunshëm. Kur kemi dalë jashtë, më ka thënë “Ta tregoj unë ty.” Ti nuk e ke vendin këtu, unë kam të drejt të zgjedh, jo të dhunoj. Është turp për ty.

Armando: Ti më ke kërkuar seks mua, më ke kërkuar të bëjmë dashuri bashkë.

Pas këtij debati, opinionisti Arjan Konomi shpërtheu kundër Armandos duke e cilësuar si të pafytyrë, sepse zbuloi bisedën me Stelën në një moment dobësie.

“Je i pafytyrë nëse e thua publikisht që të ka kërkuar seks. Burrëri është ti thuash që të dalim bashkë pasi kemi bërë këto gjëra. Që një mashkull është pis dhe maskara kur përmend që femra i kërkon s*ks në një moment dobësie. Pse ia nxjerr asaj? Për ta çarmatosur? Ik o mashkull i pafytyrë”, u shpreh Arjan Konomi i revoltuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu