‘Defender 21’, Yuri Kim: E njohim trimërinë tuaj, nuk është rastësi që…

0

 

“President Meta, kryeministër Rama, ministra, gjeneralë. Ju falenderoj që më ftuat të flisja, dua tëfalenderoj të gjithë focat ushtarake shqiptare dhe gjeneralët për organizimin e jashtëzakonshëm, dukeni shkëlqyeshëm. Dua të falenderoj të gjithë gjeneralët amerikanë të pranishëm.

Kjo stërvitje konfirmon se roli i Shqipërisë në aleancë është i konsoliduar. Po të shohësh aktivitetet gjatë kësaj stërvitje, në Shqipëri do të organizohet numri i madh, dhe kjo nuk është rastësi.

Roli i Shqipëris në aleancë është më i rëndësishëm , kanë luftuar krah për krah me ne. Kurrë nuk do ti harrojmë sakrificat tuaja.

E njohim trimërinë tuaj, jemi të nderuar t’ju themi se jeni aleatët tanë. Shqipëria është një pikë strategjike, me një rol shumë të veçantë dhe nevralgjike në aspektin strategjik gjeografik. Së fundi gëzojmë, vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi, nuk keni hezituar kurrë të ofroni ndihmën tuaj, na keni përsëritur gjithmonë, potencialin strategjik të Shqipërisë, prandaj jemi këtu. Kjo stërvitje në Shqipëri ëhtëhistorike, sidomos për faktin që organizohët pikërisht këtu në portin e Durrësit.

Përgatitja jonë për këtë koncept tregon se përkushtimi i SHBA për NATO është shumë i madh dhe i hekurt.
Realizimi i një operacioni, është dëshmi e punës dhe mikëprtjes shqiptare.

Është me të vërtet me vend teksa kjo stërvitje, organizohet këtë vit teksda ne festojmë edhe vendosjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipëri. Do të stërvitemi së bashku, do të mbetemi krah jush, krah për krah, sot , nesër dhe gjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu