Drejtoresha rreh 6-vjeçaren me dërrasë në sy të nënës. Video ngjall reagime të shumta

0

Një drejtoreshë e shkollës fillore në Florida është nën hetim për dhunën me dërrasë ndaj një vajze 6-vjeçare. Melissa Carter, u filmua duke e përkulur fëmijën dhe e goditur atë disa herë me dërrasë druri. Nëna e vajzës tha se ishte e shokuar nga dhuna dhe se ajo nuk e kishte goditur kurrë më parë vajzên e saj.

Urrejtja me të cilën ajo goditi vajzën time, dua të them që ishte një urrejtje që, me të vërtetë unë kurrë nuk e kam goditur vajzën time ashtu si ajo e goditi atë.

Nëna e vajzës u thirr në shkollë pasi vajza e saj me sa duket i kishte shkaktuar një dëm në vlerë prej $ 50 një kompjuteri. Por kur mamaja e saj shkoi në shkollë për të paguar tarifën u dërgua në zyrën e drejtorit, ku gjeti fëmijën e saj me Carter dhe një nëpunës shkolle. Por kur vuri re mungonin kamerat ajo nxorri celularin e saj dhe regjistroi momentin kur mësuesja i jepte dënimin brutal nga frika se autoritetet nuk do ta besonin ndryshe.

Askush nuk do të më besonte mua. Unë sakrifikova vajzën time, kështu që të gjithë prindërit mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë shkollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu