Del në ankand pamja e vetme e autopsisë së një alieni

0

Një pamje e vetme nga filmimi i shumëdiskutueshëm i autopsisë së një alieni, realizuar në vitin 1947 ka dalë në ankand me ofertën fillestare 450 eterium ose mbi 1 milionë dollarë. Filmi i vjetër thuhet të jetë realizuar pas rrëzimit të një UFO-je në Roswell, New Mexico; në të shihet një figurë humanoide në një tryezë operacioni.

Xhirimi 17 minutësh e tregon këtë figurë me një plagë në këmbën e djathë, sy dhe kafkë të madhe, ndërsa disa individë lëvizin rreth saj të veshur me kostume të bardha. Fituesi i ankandit do të marrë pamjet si një NFT, apo kopja e parë unike e një blerjeje të kryer me monexhë dixhitale.

Ankandi drejtohet nga Rarible, e cila e cilëson veten si ‘tregu më i madh i decentralizuar online për NFT me një larmi përmbajtjeje multimediale’. Pronari i filmimit, sipërmarrësi britanik Ray Santilli pretendon se pamjet janë autentike e të vërtetuara sipas tij edhe nga CIA.

Por ky filmim dhe vërtetësia e tij janë rrethuar prej vitesh nga polemika të mëdha. Në vitin 1995, pamje të tij u transmetuan nga Fox News në kuadrin e një dokumentari të quajtur “Autopsia e alienit, fakt apo sajesë”, të realizuar nga Jonathan Frakes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu