Dembele bie pa ndjenja në stërvitje, çfarë ndodhi me futbollistin

0

Lojtarët e Atletico Madridit kanë përjetuar një trishtim të martën, pasi Moussa Dembele ka rënë në stërvitje dhe dukej sikur e kishte humbur vetëdijen.

Xhirimet nga seanca stërvitore e kanë paraqitur 24-vjeçarin teksa rrëzohej në fushë gjatë kohës që po bënte ushtrime.

Shokët e ekipit kanë reaguar shpejt për ta ndihmuar dhe e kanë thirrur ekipin mjekëso, dhe ka kaluar disa minuta derisa e kanë kthyer në vetëdije futbollistin ofensiv.

Natyrisht se ajo që ndodhi ka ngjallur shqetësim të madh, mirëpo fatmirësisht ai është kthyer në gjendje normale dhe është larguar vet nga stërvitjet.

Besohet se arsyeja e incidentit ka qenë shtypja e ulët e gjakut, ashtu që në vazhdim nuk ka pasur ndonjë problem serioz.

Dembele iu bashkua Atleticos në formë huazimi me opsion blerjeje nga Lyoni në afatin e janarit, mirëpo ka luajtur vetëm në dy ndeshje të La Ligas deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu