I zhdukur prej 1 muaji, gjendet i vdekur muratori shqiptar

0

Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra, u gjet i pajetë në pyjet jo shumë larg qytetit. Ai ishte zhdukur nga Pocapaglia më 21 Shkurt. Për gjetjen e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Bra, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë konfidencialitetin më të rreptë.

Ende nuk dihet nëse ai ka humbur jetën nga një sëmundje, apo ndonjë fatkeqësi tjetër. Sipas asaj që hetuesit zbuluan, ditën e zhdukjes Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t’i marrë, por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishte humbur. Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15 e të dielës.

Familjarët e të riut, menjëherë pas zhdukjes, iu drejtuan gjithashtu programit televiziv të Raitre “Kush e ka parë atë?”, duke i bërë një thirrje atij dhe atyre që mund ta kishin takuar, për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e tij.

Burimi:lastampa.it joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu