Dëmtohet Kalaja e Elbasanit, reshjet e dëborës dhe të shiut shkaku kryesor i dëmtimit

0

Kalaja e qytetit të Elbasanit është një kala 2000 vjeçare e ndërtuar nga pushtuesit romakë. Duke qenë një nga monumentet historike më të rëndësishme për qytetin e Elbasanit ajo mbrohet nga institucionet e Mbrojtjes së Monumenteve Kulturore.

Edhe pse, kjo kala është cilësuar një monument kulturor, investimet e bëra në të nuk kanë qenë të mjaftueshme për rikonstruksionin e saj. Investimi I fundit që është bërë në këtë monument ka qenë rikonstruktimi I rrugëve në lagjen brenda mureve të kalasë.

Brenda në rrugët e kalase reshjet e borës dhe shiut të cilat kanë qenë prezentë kohët e fundit kanë sjellë dëmtime në pjesën e mureve të jashtme të kalasë. Pjesa e murit të dëmtuar është mjaft e rrezikshme per qytetarët pasi rrezikon sigurinë e kalimtarëve.

Banorët shprehen se ky dëmtim duhet rikuperuar sa më shpejt dhe I bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masa në mënyrë të menjëhershme që kjo situatë të mos përsëritet më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu