Kishte konflikte me ish-kolegun, 60-vjeçari përplas për vdekje me makinë

0

 

Një 68-vjeçar i identifikuar si Mark Gjeta ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi është goditur qëllimisht me makinë nga ish-kolegu i tij Mhill Gega, 60 vjeç. Burime bëjnë me dije për ABC se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike.

Mësohet se një vit më parë pas një konflikti që ata kanë pasur me njëri-tjetrin janë shoqëruar në polici dhe pas sqarimit janë lënë të lirë. Policia njofton se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin e qëllimshëm është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.

“Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu