Depresion dhe vetëvrasje, si ka ndikuar COVID-19 në shëndetin mendor të njerëzve

0

Koronavirusi ka pasur ndikim në numrin e njerëzve që e shfrytëzojnë shërbimin shtetëror të shëndetit mendor. Pandemia e koronavirusit ka gjeneruar shqetësime për sa i përket përkeqësimit të gjendjes në Britani. Por sa i madh është ky problem?

Problemet lidhur me shëndetin mendor janë përkeqësuar mes të gjitha grupmoshave gjatë vitit të kaluar. Te të rriturit numri i atyre që kanë shpërfaqur simptoma të depresionit pothuajse është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, ka bërë të ditur sot Zyra Kombëtare për Statistika në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kohën pak para fillimit të izolimit të parë të Britanisë së Madhe, afro 10 për qind e njerëzve kishin shfaqur simptoma nga këto telashe prej më të lehtat deri më të rëndat, krahasuar me 19 për qind sa ishin në qershor të 2020-s.

Fëmijët prej 5 deri në 16 vjeç kanë pësuar çrregullime “të mundshme” mendore krahasuar me 10.9 për qind, sa ishte bilanci i përgjithshëm më 2017, kanë treguar të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli.

Këto dy studime janë bazuar në anketa, në të cilat qytetarëve u janë shtruar pyetje në lidhje me simptomat mendore apo të depresionit.

Për shkak të natyrës së problemeve mendore, regjistrimi është i vështirë, por kjo formë e anketave siguron vlerësimet më të mira dhe mundëson që të bëhen krahasime gjatë viteve.

Cilat probleme po ndikojnë në shëndetin mendor?

Koronavirusi ka ndikuar që të shtohet ndjenja e vetmisë, ankthit dhe frikës për të ardhmen mes shumë njerëzve. Sipas ONS-së, njerëzit me simptoma të depresionit kishin më shumë gjasa që të mendonin se po ndikoheshin të hyrat e tyre, po ashtu edhe qasja në kujdesin shëndetësor dhe në gjërat themelore.

Ata, po ashtu, janë shprehur se janë të prirë që të mendojnë se edhe raportet personale janë prekur sherri i virusit.

Fëmijët me probleme mendore kishin dy herë më shumë gjasa që të jetonin në një shtëpi që nuk ka mundur t’i paguajë faturat me kohë, ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli.

Në kohën pak para fillimit të izolimit të parë të Britanisë së Madhe, afro 10 për qind e njerëzve kishin shfaqur simptoma dhe telashe prej më të lehtat deri më të rëndat, krahasuar me 19 për qind sa ishin në qershor të 2020-s.

A po e marrin njerëzit ndihmën e nevojshme?

Koronavirusi ka pasur ndikim në numrin e njerëzve që e shfrytëzojnë shërbimin shtetëror të shëndetit mendor. Kjo është bërë normale në tërë Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS).

Brenda një muaji, psikologët nga NHS-ja pritet të pranojnë mesatarisht 150 mijë njerëz, për t’u trajtuar për probleme të zakonshme mendore, si depresioni apo ankthi.

Megjithatë, kjo shifër ka shënuar rënie në 60 mijë gjatë prillit të vitit 2020. Mirëpo gjatë verës është rikthyer shifra e mëhershme, ndonëse është e paqartë se si kanë ndikuar dy izolimet e tjera.

Referimet për shërbime të shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët gjithashtu kishin pësuar rënie, po ashtu edhe qasja në trajtim gjatë izolimit të parë, sipas analizës së komisarit të fëmijëve. Mirëpo, që nga ajo kohë ka pasur rritje të referimeve, ndonëse rritja nuk është përshtatur me rritjet në shërbimet e tjera.

Arsyeja mund të jetë për shkak të shtimit të madh të terminëve te mjekët e përgjithshëm apo sepse fëmijët nuk janë në shkollë, që zakonisht është pikë referuese për pacientë të rinj.

Sa shpejt po marrin ndihmë njerëzit?

NHS-ja ka arritur t’i sigurojë njerëzit që janë referuar për seanca te psikologu që ta marrin trajtimin e duhur brenda kohës së caktuar. Kjo do të thotë se 95 për qind e njerëzve do të trajtohen brenda 18 javësh. Shumë shërbime të shëndetit mendor tashmë e kanë pasur mundësinë që të mbajnë seanca nga distanca, kështu që mund të adaptohen shpejt dhe të fillojnë me pacientë të rinj.

Përgjatë dy izolimeve të fundit, seancat grupore janë konsideruar edhe si “arsyetime të mira” për të dalë nga shtëpia. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme në dispozicion se nëse janë arritur objektivat e caktuar për shëndetin mendor të fëmijëve.

A ka rritje të vetëvrasjeve?

Është shumë herët për të folur për këtë gjë. Shkaku është se procesi i regjistrimit të këtij lloji të vdekjes merr kryesisht më shumë kohë sesa vdekjet për shkaqe natyrore. Një studim i hershëm nga Universiteti i Manchesterit nuk ka treguar ndonjë rritje të madhe. Megjithatë, studiuesit thonë se ndikimet afatgjata të një rënieje të ardhshme ekonomike mund të kenë ndikim dhe në disa pjesë mund të ketë rritje të shifrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu