Detaje nga vrasja që tronditi Peqinin, konflikti ka nisur që para 5 vitesh

0

Një vrasje me armë zjarri ndodhi këtë të martë në Peqin, ku burime bëjnë me dije se mbeti i vrarë 45-vjeçari Ylber Xhahysa.

Autori i vrasjes është shtetasi Leonard Bashalliu, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorin, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.

Mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Sipas Policisë autori u ndoq dhe u lokalizua pas ngjarjes, dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu