Detaje të reja dalin për 45-vjeçaren që mashtronte bizneset/Emri

0

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 45-vjeçares në Tiranë e cila mashtronte bizneset dhe merrte mallra pa paguar.

Mësohet se e arrestuara Elvira Lani,  është drejtoreshë koordinimi në agjencinë investigative “Stop Krimi”. Lani prezantohej si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

45-vjeçarja u arrestua në flagrancë dhe kishte gjithashtu si pasaportë false diplomatike. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu