Kryepeshkopi ortodoks, Janullatos, ndodhet në gjendje kritike për jetën

0

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i konfirmuar me Covid-19, ka hyrë në terapi intensive në Spitalin e “Evangelismos” në Athinë.

Sipas mediave greke aktualisht ai është duke u trajtuar me Remdesivir dhe medikamente të tjera, pasi Janullatos vuan edhe nga një azmë e vjetër.

Ndërkohë Drejtori dhe gazetari i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se Kryepeshkopi ndodhet në gjendje kritike për jetën.