Detaje të reja/ I penduari Enver Jamaku nxjerr në dritë të tjera sekrete

0

 

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer të tjera detaje përpara hetuesve, teksa tashmë ka marrë statusin i penduari i drejtësisë.

Mesohet se ai ka rrëfyer që për vrasjen e Domart Konjarit i ështe premtuar 300 mijë euro, ndërkohë ky ekezekutim kërkohej sepse Konjari i kishte vrarë shokun e tyre Devi Kasmi.

Jamaku, dëshmia e të cilit çoi në pranga 9 persona, shpalli në kërkim disa të tjerë dhe zbuloi 20 baza armatimi në Tiranë, ka rrëfyer se vrasja e Konjarit ishte porositur nga Blendi Deda e Paris Prenga për hakmarrje. Sipas tij, arsyeja ishte fakti se Konjari kishte vrarë shokun e tyre, Defrim (Devi) Kasmi.

Më tej, i penduari Jamaku ka deklaruar se i ishin vënë në dispozicion dy mina dhe dy pulte për to, me qëllim montimin në mjetin me të cilin lëvizte Konjari.

Për realizimin e krimit ai është ndihmuar edhe nga i afërmi i tij Ermond Jamaku. Sipas të penduarit, minat i kishin montuar kushëriri tek një “Mercedes” në rrugën “Siri Kodra” me të cilin mendohej se lëvizte Konjari.

Jamaku ka treguar se kur personi ishte futur në makinë, Ermond Jamaku kishte mundur të shpërthente vetëm një minë, pasi tjetra nuk ishte aktivizuar, ndërsa personi që u plagos në ngjarje nuk ishte Konjari, por kunati i tij, Artion Bylyku.

I penduari ka rrëfyer se porositësit ishin nervozuar nga mosrealizimi i vrasjes dhe se e kishin paguar vetëm 3 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu