Policia i ka vënë prangat një personi, punonjës i kompanisë ‘Masabi Fruits’ i cili ishte dhe pritësi i kontenierit ku policia ka gjetur rreth 200 kg kokainë.
Në portin e Durrësit aktualisht ndodhet policia e Durrësit ndodhet policia doganore polici e shtetit si dhe nje prokuror i Prokurorisë se Posaçme të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.
Punonjësi i kompanisë Masabis Frutis, e cila merret me import dhe eksport frutash te thatash e banane po merret ne pyetje nga prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Posaçme. Kontenieri me drogë pasi ka kaluar ne skaner ka pulsuar.
Menjëherë efektivët e sigurisë së portit kanë lajmëruar autoritetet e tjera dhe kanë mbajtur në vëzhgim konteinerin deri në mbërritjen e përforcimeve. Me sharrë punonjësit hapën tavanin metalik të konteinerit ku dhe gjetën pakot me kokainën që deri më tani pas peshimit janë rreth 200 kg drogë.
Pas kalimit në skaner, në të po ushtrohet kontroll fizik. Burime për mediat thonë se bëhet fjalë për një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori.
Burime bëjnë me dije se droga është fshehur në tavan. Mësohet se po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë. Nuk dihet ende se cila është sasia e drogës brenda në konteiner, por paraprakisht dyshohet për 200 kg.
Në vijim pritet të ketë edhe një njoftim nga autoritetet portuale dhe ato shtetërore.