Detaje të reja/ Zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit për kokainën: Efektivit nuk ia di as emrin

0

Dedë Nimani, i arrestuar pak ditë më parë për trafikimin e 1 kg e 88 gr kokaine në rrugën e Ndroqit ka pranuar akuzën ndërsa ka pohuar se ‘shet drogë për të jetu’. Por sipas Nimanit efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi nuk ka asnjë lidhje me drogën e kapur pasi ka hypur në makinën e tij rastësisht për të ardhur në Ndroq ku do të takonte taksistin e tij Luan Gaçin.

“Luan Gaçit i thashë të më priste në rrugën e Ndroqit, hipa në një makinë të rastit. Pakon e kokainës e futa në bagazh se mos e dallonte shoferi, të cilit nuk ia mësova dot emrin. Në rrugën e Ndroqit zbrita për të hipur në makinën e Luanit, shoferi nxori pakon nga bagazhi. Shes drogë për të jetuar”, mësohet të ketë deklaruar Nimani para hetuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu