Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv, Izrael

0

Situata në Izrael dhe Gaza, sic e ndiqni gjerësisht në te gjitha mediat botërore është në përshkallëzim e sipër, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për ulje tensionesh dhe qetësim të situatës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit mbi 60 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, nga Hamas dhe Jihadi Islamik, në drejtim të qyteteve jugore dhe qëndrore të Izraelit.

Forcat e Ushtrisë Izraelite/IDF, nga toka dhe nga ajri janë kundërpërgjigjur me sulme të ashpra duke shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Po kështu, në fokus të tyre kanë qenë vendstrehimet e udhëheqjes së Hamas dhe Jihadit Islamik, depot e armatimeve, etj. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Guardian of the Walls” ushtria izraelite ka shënjestruar mbi 1000 objektiva të Hams dhe Jihadid Islami.
Dje, Këshilli i Sigurisë së Izraelit deklaroi se do të vijojë operacionet ushtarake në Gaza deri në shfarosjen e bazave të raketave dhe komandove terroriste të Hamas dhe Jihadit Islamist.Po kështu, Kryeministri Netanyahu konfirmoi një gjë të tillë dhe theksoi se operacionet në kuadër të sigurisë së Izraelit do të marrin kohë, derisa të vendoset siguria e plotë mbi shtetin Izraelit. Vijojne takimet e nderkombetare dhe aktoreve rajonale per de-eskalim, ku nënvizohet vizita e Asistentit te Sekretarit Amerikan te Shtetit Hady Amr dhe takimet e tij me zyrtare izraelite dhe të Autoritetit Palestines si dhe udhëheqës rajonalë arabe.

Në lidhje me qytetarë shqiptarë në territoret palestineze në Bregun Perëndimor si dhe në Gaza, nuk kemi njoftime për të plagosur apo humbje jete. Ndërkohe Ambasada është në kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro hebre në Izrael, duke u qëndruar pranë në këto kohë konflikti të përshkallezuar dhe u ka bërë thirrje atyre të ndjekin rregullat e sigurise sipas protokollit të sigurise civile te shtetit te Izraelit duke publikuar në rrjetet sociale informacionet perkatese për situaten në vend.
Gjithashtu jemi në kontakte me studentët shqiptarë në Izrael të cilët ndodhen në kolegje apo universitete duke i udhëzuar të ndalojnë levizjet në jug dhe qendër të Izraelit dhe të ndjekin protokollet e sigurise, qëndrim në strehimet e tyre në vendndodhjet ku ndodhen.
Qytetarët janë njoftuar për bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, pas njoftimit të Autoritetit civil të Aeroportit për ndalimin e të gjitha fluturimeve hyrëse në Izrael, si dhe funksionimin vetëm në numër të kufizuar të fluturimeve dalëse. Autoritetet izraelite mund të vendosin në cdo moment shtyerjen e fluturimeve dalëse apo ndryshimin e itineratit të tyre.
Ambasada e RSH ne Ramat Gan/Tel Aviv, si gjithë trupi diplomatik, ndjek me vëmendje situatën dhe vijon punën në respekt të rregullave dhe protokolleve të sigurisë në Izrael.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu