Dhunoi mjekun në spitalin e Gramshit, arrestohet 59-vjeçari

0

Një 59-vjeçar është arrestuar në Gramsh, pasi ka dhunuar një mjek.

Mësohet se shtetasi me iniciale Sh.P., për motive të dobëta ka goditur një mjek në spitalin e Gramshit.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu