Dikush filmoi Charli D’Amelion duke kërcyer dhe rrjeti nuk po ndalet me komentet negative

0

Charli D’Amelio e kthyer tashmë në një personazh të njohur nga videot e saj në TikTok është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit.

Ylli i TikTok-ut duket se ka festuar 4 korrikun me motrën e saj Dixie D’Amelio në një nga festat më të njohura në SHBA, madje pjesë e kësaj feste ishte dhe Beyonce.Pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festë ka bërë ndjekësit të revoltohen.

Në një video të postuar nga reperja JT në Instagram, Charlie shihet teksa kërcen pa komplekse dhe po shijonte festën. Por njerëzit kanë komentuar të agravuar në rrjet duke thënë se “Beyonce dhe Charli janë në të njëjtin vend”. Të tjerët ndaluan tek fakti që një 17-vjeçare është në një festë të rriturish.

“Në rregull, është jeta e saj le të bëjë ç’të dojë, por është edhe vetëm 17 vjeç në një club?!”, “Ajo është 17. Kush e la të hynte?”, shkruan dikush në një prej komenteve.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu