Njësia Operacionale e Elbasanit dhe ajo e Tiranës, në një përpjekje për të monitoruar situatën para zgjedhjeve lokale të ardhshme, kanë kryer kontroll blic të makinave që lëviznin në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Deri tani, sipas burimeve të Infoweb Media, nuk janë raportuar persona të shoqëruar apo të arrestuar.
Kontrollet blic kanë si qëllim të parandaluar fenomenin e shit-blerjes së votës dhe të sigurojnë një ambient të drejtë dhe të pa ndikuar nga veprimet e paligjshme gjatë procesit zgjedhor.
Meqënëse Elbasani është një bashki e rëndësishme dhe me përballje të fortë politike, autoritetet janë të vendosura të mbajnë nën kontroll situatën dhe të sigurojnë një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.