Një nga pasojat që vjen nga festat e fundvitit është edhe shtimi në peshë, si rrjedhojë e tryezës së mbushur netët e festave.
Këto janë disa nga këshillat që duhet të ndiqni:
- Pini shumë ujë
Eshtë një këshillë që e dëgjoni rëndom, por është me e vlefshmja! Mos pini vetëm kur të ndjeni etje, por në çdo kohë, mbani një shishe të vogël me vete.
- Fokusohuni të humbisni të paktën 10% nga pesha që doni të hiqni.
Jeni koshient që s’mund të humbisni sa kile dëshironi në të njëjtën kohë. Të paktën fokusohuni duke filluar me 10% e objektivit tuaj.
- Tregohuni më të kujdesshëm me konusmin e ëmbëlsirave.
E dini që sheqeri i keq është armiku numër 1 i kileve tuaja, prandaj sa herë të shihni në copë ëmbëlsirë në shtëpi, injorojeni. E dimë që është e pamundur të shmangen gjatë festave, por duhet ta bëni. Filloni të mendoni për frutat dhe perimet.
- Hani më shumë proteina
Duke konsumuar ushqime proteinike do të ndiheni të ngopur dhe kështu s’do të keni nevojë për ushqime që ju bëjnë të shtoni në peshë.
- Mendoni pozitivisht për shmangur të ngrënën e tepërt
Ekspertët thonë se një nga shkaqet kryesore që i bën njerëzit të hanë më shumë seç duhet është mungesa e vetëbesimit. Duke mësuar veten që të fokusohet tek cilësia më e mirë dhe jo tek dobësitë do t’i bëni një nder të dyfishtë.
Burimi: The Science Times