Gazetarja shqiptare humb nënën dhe bën dedikimin prekës: “Fluturo lart, hapi krahët”!

0

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fiori Dardha ndodhet në zi. Ajo ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se mamaja e saj ka ndërruar jetë. Moderatorja bën një dedikim prekës, ndërsa shkruan se parajsa është fitimtare sepse i është bashkuar shpirti i saj i bukur. Postimi i ndjerë Fiori Dardhës:

Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!

Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu