Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/Elbasani djepi i arsimit,por të rinjtë sot nuk i preferojnë degët e mësuesisë

0

 

Në vitin e parë të kremtimit zyrtarisht të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe,Elbasani ka meritën e qytetit që hodhi bazat në zhvillimin e arsimit kombëtar.Pedagogia e departamentit të Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit Meli Shopi pohon se është detyrë e njerëzve të letrave që ta çojnë përpara këtë traditë,pavarësisht sfidave që sjellin kohët moderne.

Por 116 vite nga njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe,programet e mësuesisë, përfshirë atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk preferohen më nga të rinjtë. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Ardian Lami rendit faktorët që kanë ndikuar në “tronditjen “që kanë pësuar këto programe.

Z.Lami shprehet me shqëtësim edhe për kërcënimin e gjuhës shqipe nga epoka dixhitale, ndaj sugjeron konsolidimin e saj në sistemin parauniversitar.

Kongresi i Manastirit i cili u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908,njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu