Dita Ndërkombëtare e Artizanatit

0

10 qershori është dita Ndërkombëtare e Artizanatit, e cila festohet në 99 shtete. Po bëhen 8 vite që është miratuar si festë edhe në Shqipëri, e propozuar nga Shoqata e Artizanatit dhe Zejeve me qendër në Shkodër.

Entela Ahmeti është rasti tipik i një artizaneje e cila prej 15 vjetesh ushtron nje profesion e ka të trashëguar nga nëna e saj.
Art ky që është trashëguar prej disa brezash dhe sot arrin t’i mbijetojë tregut dhe traditave të reja. Ajo merret kryesisht me kostumografinë elbasane dhe tiranase ku sipas saj nje kostum i merr 2 muaj kohe ta punoje.

Punimet artizanale dhe tradicionale dita-ditës po vijne duke u zbehur. Trendet dhe modat e reja të huazuara rrezikojnë të humbin mjaft tradita autentike dhe me vlerë të vendit tonë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu