Djali që u shndërrua në vajzë pas 75 operacioneve tërheq vëmendjen me veshjen e saj

0

Jessica Alves, personazhi i televizioneve që ka kryer 75 ndërhyrje kirurgjikale për t’u kthyer në një Barbi, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërorë me daljen e saj të fundit.
Djali që është kthyer para një viti në vajzë, është shfaqur e veshur një bluzë me dekolte shumë të hapur, duke vënë në plan të parë gjoksin bombastik, sipas “Daily Mail”.
Pantallonat e bardha që kishte zgjedhur, i theksonin 37-vjeçares edhe më shumë belin e vogël, teksa krahëve mbante një pellush të bardhë.
Flokët biondë dhe të gjatë, Alves kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara dhe të drejta, ndërsa kishte bërë edhe një makë up profesional që i theksonte tiparet.
Jessica ka treguar se do të niset drejt Stambollit për të realizuar ndërhyrjen e radhës, të cilën mendon ta bëjë në buzë. Kujtojmë se ajo u transformua në femër vitin e kaluar dhe gjatë gjithë jetës së saj, ka kryer më shumë se 75 ndërhyrje për të cilat ka shpenzuar shuma të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu