‘Do takoj të dashurën’, shqiptarit i ‘del në shesh gënjeshtra’ i gjendjen 3 kg kokainë në makinë

0

Një 46-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari banues në Toskanë, u ndalua pas një manovre që bëri me makinën e tij, më pas policia e pyti se çfarë ishte duke bërë në një zonë larg banesës, si fillim ai tha për punë, ndërsa më pas tha se kishte dalë të takonte të dashurën.

46-vjeçari teksa po pytej nga policia shfaqi shenja nervozizmi, çfarë bëri policinë të dyshonte se shqiptari fshihte diçka.

Në makinën e tij u nënshtrua kontroll dhe në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar u gjetën 3 pako lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Shqiptari u arrestua ndërsa lënda narkotike, paratë dhe sendet e tjera iu nënshtruan sekuestrimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu