Donald Trump me akuza të rënda kundrejt Faucit: Ishte në dijeni për origjinën e koronavirusit

0

Ish Presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon të akuzojë Kinën për origjinën e koronavirusit duke kërkuar edhe 10 trilionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga pandemia. Sigurisht, që nuk kanë munguar akuzat kundrejt epidemiologut kryesor amerikan Anthony Fauci, duke i kërkuar atij të tregojë gjithçka në lidhje me Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Sipas disa mediave amerikane, ekzistojnë disa e-maile në të cilat Fauci ka komunikuar me Institutin e Virologjisë Wuhan. Fauci ishte “shënjestra” e preferuar e konservatorëve gjatë gjithë pandemisë, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave.

Por ai u kritikua gjerësisht për pikëpamjet e tij mbi menaxhimin e pandemisë, pasi ai kishte deklaruar kategorikisht se ishte kundër, ndër të tjera, për mbylljen e kufirit, por ishte ai që më vonë sugjeroi mbylljen e tyre.

Në veçanti, republikanët pretendojnë se Fauci ishte në dijeni se koronavirusi kishte dalë nga një laborator në Kinë. Në fakt, ata pretendojnë se Fauci dhe shkencëtarët kinezë komunikuan me njëri-tjetrin gjatë periudhës kur ai këmbëngulte në deklaratat e tij publike se sëmundja lindi përmes transmetimit të virusit nga një kafshë tek njerëzit.

Më 18 Prill, 2020, Fauci me sa duket mori një e-mail nga kreu i një ekipi hulumtues që punon me laboratorin e Wuhan duke e falënderuar se ai nuk e kishte mbështetur teorinë se virusi kishte dalë nga një laborator.

Kështu që Trump provokoi epidemiologun Anthony Fauci duke i kërkuar që të zbulonte gjithçka që dinte për laboratorin dhe origjinën e virusit.

“Ka shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje nga Fauci,” tha ai.

Nga ana e tij, Fauci tha se emailet e siguruara nga Buzzfeed News dhe Washington Post nuk janë marrë parasysh.

“Siç e thashë në fillim, dhe siç besoj edhe sot e kësaj dite, mundësia që virusi të ketë origjinën nga një kafshë është më realja. Sidoqoftë, unë gjithmonë i kam pritur edhe sugjerimet e tjera, theksoi ai.

Pasiguria në lidhje me origjinën e pandemisë ka krijuar shumë skenarë për mënyrën se si virusi u përhap në të vërtetë. Shkencëtarët këmbëngulin se origjina e virusit është nga kafshët e egra, ashtu si edhe rastet e tjera të koronavirusit.

Republikanët kërkojnë që Fauci të dëshmojë sërish – këtë herë para tyre, ata madje vunë në dukje se mesazhet që ai kishte shkëmbyer me shkencëtarët në laboratorin e Wuhan hodhën poshtë pretendimet e tij në fillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu