Dorëzohet në polici i akuzuari për vrasjen e shqiptarit në Hanover

0

Katër ditë pas vrasjes në Hanover autori është dorëzuar në polici. Të enjten në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani u vra 30-vjeçari shqiptar nga Kosova, Armin Neziri.

Ai u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend.

Mediat gjermane raportojnë se autori Rinor Z. po nga Kosova është dorëzuar në polici, ndërsa sot u përball me autoritetet.

Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu komunikua masa e arrestit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here