Drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe aksidentohet, arrestohet 55-vjeçari në Gramsh

0

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë kryer një arrestim në flagrancë në Gramsh, ku shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Gramsh, u arrestua pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Motomjeti i drejtuar nga shtetasi A. K., në gjendje të dehur, përplasi me automjetin e drejtuar nga shtetaseja P. D., duke rezultuar në dëmtimin e 55-vjeçarit. Pas ngjarjes, i dëmtuari u konstatua jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. K. është arrestuar në flagrancë dhe materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar përgjegjësinë e mundshme për aksidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu