Drejtoresha e Infoweb Media Anisa Bahiti flet nga Baku:Bashkëpunim strategjik dhe serioz me median në Azerbajxhan!

0

Drejtoresha e Infoweb Media , Anisa Bahiti, ka marrë pjesë në një vizitë 4-ditore zyrtare në Baku të Azerbajxhanit.Bahiti është anëtare bordi e “GJC”, rrjetit të sipërmarrësve, gazetarëve dhe analistëve , një organizatë në të cilën marrin pjesë më shumë se 50-të vende të botës.Bahiti mori një ftesë nga Unioni i Gazetarëve Parlamentar të Azerbajxhanit, ku u ftua së bashku me kolegë nga Baku, Londra dhe Gjeorgjia si pjesë e një projekti të zbatuar me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen Shtetërore të OJQ-ve të Republikës së Azerbajxhanit”.Gjatë vizitës zyrtare u shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh aktuale, u shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit për të ardhmen ,për forcimin e marrëdhënieve mes shteteve perfaqesuese në fushën e medias, inovacionit ,kulturës dhe jo vetem, si dhe bashkëpunimin efektiv në perspektivat zhvillimore të përbashkëta.
Gjatë vizitës se saj Znj. Bahiti zhvilloji dhe nje takim në Media Turk dhe portalin Modern.Az një prej mediave dixhitale online më të sukseshmet në Baku, ku së shpejti do të ketë dhe një bashkëpunim me Infoweb  Media si partner.

Bahiti dha një intervistë ekskluzive për Modern. Az, ku foli mbi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe botën turke ,si i vlerëson ajo mardhëniet gjeopolitike ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit ,si e shohin shqiptarët Karabakun .Për këto dhe shumë të tjera më poshtë gjeni intervistën e plote:

Takimi me udhëheqjen dhe anëtarët e Komunitetit të Azerbajxhanit Perëndimor🇦🇿

Takimi në Agjencinë e Zhvillimit të Mediave të Republikës së Azerbajxhanit🇦🇿

Pyetja 1- Keni pasur një takim në komunitetin e Azerbajxhanit Perëndimor. Cilat janë mendimet tuaja për komunitetin?

Bahiti: Komuniteti i Azerbajxhanit Perëndimor është një komunitet që vuante që nga koha e Sovjetit. Është një zonë unike me popuj të veçantë, më kujtoni disa nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë që jetonin nën pushtim. Ai komunitet dhe njerëzit nga atje meritojnë paqe dhe mirëqenie.

Pyetja 2- Çfarë mund të bëhet për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe botën turke?

Bahiti: Ka shumë gjëra për të bërë, por le të fillojmë nga bazat, komunikimi i lirë dhe udhëtimi pa viza me njëri-tjetrin, le të zbatojmë marrëdhënie më të mira ekonomike dhe të forcojmë marrëdhëniet politike siç bëmë me Azerbajxhanin. Natyrisht është e nevojshme edhe një lidhje direkte ajrore, si dhe shkëmbime të përhershme kulturore dhe turistike.

Pyetja 3- Cilat janë mendimet e Shqipërisë për Karabakun?

Bahiti: Shqipëria dhe populli shqiptar po mbështesin plotësisht popullin e Azerbajxhanit për Karabakun dhe lirinë e drejtë dhe të drejtat e njeriut të njerëzve atje. Shqipëria njeh integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe mbështet zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Karabakun. Është i qartë dhe i dukshëm bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Azerbajxhanit në OKB dhe Këshillin e Evropës. Shqipëria, si anëtare e NATO-s, gjithashtu i ka dhënë gjithmonë një mbështetje të madhe marrëdhënieve mes NATO-s dhe Azerbajxhanit”.

Pyetja 4- Si i vlerësoni marrëdhëniet gjeopolitike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit?

Bahiti: Siç thashë gjithnjë e më shumë realizime ekonomike, lëvizja e lirë, TAP do të ndjekë gjërat e mëdha të brendshme, shkëmbimet kulturore dhe ajo që është e rëndësishme ne presim gjithnjë e më shumë turistë në vendin tonë.

Takimi në Komitetin Shtetëror për Çështjet e Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur Brenda Republikës së Azerbajxhanit 🇦🇿🤝


Takimi në Këshillin e Shtypit të Azerbajxhanit

Anisa Bahiti
Drejtore – Infoweb Media
Publiciste /Analiste

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu