U arrestuan me bujë, lihen në arrest shtëpie 5 të ndaluarit në Cërrik

0

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë se rrethit Elbasan për masen Arrest me burg për të 5 të arrestuarit e Cërrikur, ish drejtori i zjarrfikëses dhe 4 vartesit duke i dhene masen arrest shtëpie. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Tre ditë më parë, shefi i zjarrfikëseve në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, u ndalua bashkë me katër persona të tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.

Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve u shoqëruan në polici edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Ndaj tyre prokuroria ngriti akuzën se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.

Burime nga prokuroria e Elbasanit, bënë të ditur se hetimi ka nisur disa muaj më parë. I akuzuar në këtë çështje është edhe shtetasi me iniciale K.V, ndaj të cilit u vendos masa “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu