Drejtori i burgut të Peqinit në burg pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, ja kush e zëvendëson (EMRI)

0

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe vjen pas ngjarjes së rëndë të regjistruar një javë më parë në këtë burg, ku Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, të tre të dënuar përjetë.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve.

Doka është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes brenda burgut të sigurisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu