Drogoi dhe abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, Bob Dylan nën akuza të rënda

0

Legjenda e muzikës, Bob Dylan, raportohet se sipas një padie të re, i ka dhënë një 12 vjeçareje drogë dhe alkool para se ta abuzonte seksualisht në apartamentin e tij, në Hotel Chelsea në vitin 1965.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të New Yorkut, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan i tha BBC se ‘pretendimi i 56-vjeçares është i pavërtetë’.

Abuzimi i pretenduar nga këngëtari dhe kompozitori i këngës “Like a Rolling Stone” ndodhi shumë herë, dhe disa nga incidentet ndodhën në hotelin e famshëm Chelsea, pretendon padia.

Akuzuesja JC thotë se efektet emocionale të abuzimit kanë qenë afatgjata dhe se asaj i është dashur të kërkojë trajtim mjekësor për to.Pasojat që ajo pësoi, përfshijnë depresionin, poshtërimin dhe ankthin.

JC po kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar dhe gjykim me jurinë.

Zëdhënësi i Dylan tani 81-vjeçar tha për The Post se“ky pretendim i 56-vjeçares është i pavërtetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu