Zyrtarët amerikanë thonë se një dron ka goditur një automjet me “kamikazë të shumtë vetëvrasës” gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit. Kërcënimi besohet të jetë eliminuar.
Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë të cilët i thanë Reuters se sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K.
Një dron kreu sulmin. Sipas të dhënave të para nuk kishte viktima civile, tha zyrtari.