Ngjarja që tronditi Greqinë/ Pse të afërmit e saj po mendojnë për ndryshime në varrin e Caroline?

0

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares biritanike Caroline Crouch nga i shoqi 32-vjeçar, i cili e mbyti në sy të fëmijës 11 muajsh dhe aktroi për 37 ditë me radhë duke thurur skenarë se vrasja kishte për autorë disa grabitës.

Së fundmi, sipas deklaratës së një fqinji, mësohet se të afërmit e Caroline po mendojnë që të ndryshojnë varrin e saj për shkak se në gurin e saj të varrit është vendosur një foto nga dasma me mbishkrimin “Nëna, gruaja dhe vajza jonë e dashur”.

I prekur, fqinji i 20 vjeçar vuri në dukje ironinë e mbishkrimit duke parë varrin e Caroline me pamje nga Deti Egje. “Ai nuk e donte gruan e tij dhe ky gur varri duhet të ndryshohet’’- u shpreh ndër të tjera fqinji.

Çfarë tha avokati i 32-vjeçarit Babis Anagnostopulos? Një nga dy avokatët e autorit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis, ka folur për Newsbomb.gr rreth vijës mbrojtëse dhe psikologjisë së Babis Anagnostopulos pas rrëfimit të tij.

Avokati tha:

Psikologjia e klientit tim është shumë e keqe për dëmin që ai shkaktoi. Ai është gjithashtu shumë i stresuar. Sidoqoftë, duhet t’ju them se asgjë nuk do të ndryshojë nga rrëfimi i tij .
Gjithashtu avokati deklaroi se ajo që ata do të bëjnë është të hedhin dritë mbi çdo aspekt të krimit që klienti i tyre ka rrëfyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu