Dy aktorët e “Friends” pranojnë hapur dashurinë e tyre të fshehtë

0

Një romancë mes Ross dhe Rachel mund të kishte ndodhur edhe në jetën reale mes yjeve të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer. Gjatë “Friends: The Reunion”, moderatori James Corden pyeti aktorët nëse ndonjë prej tyre ishte përfshirë në një romancë me njëri-tjetrin përtej ekranit.

“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.

Më pas Aniston kujtoi një nga bisedat që ka bërë me aktorin pas puthjes së tyre të parë.

“Më kujtohet kur i thashë një herë David, ‘Do të jetë një zhgënjim nëse hera e parë kur unë dhe ti do puthemi do të jetë në një televizion kombëtar. Sigurisht, puthja jonë e parë ishte në atë dyqanin e kafesë. Kështu ne kanalizuam të gjithë adhurimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin tek Ross dhe Rachel”, tha Jennifer.

“Kur kishim pushime nga provat, kishte momente kur përkëdheleshim me njëri-tjetrin në divan. Përkëdheleshim dhe pastaj na zinte gjumi në divan”, tregoi më pas David Schwimmer.

Në serialin “Friends”, Ross dhe Rachel patën një romancë mes tyre deri në përfundim të gjithë sezoneve. Në fund të episodeve, ata sollën në jetë edhe një vajzë të quajtur Emma gjatë sezonit të tetë, dhe u ribashkuan me njëri-tjetrin pavarësisht planeve të Rachel për të lëvizur në Paris për një punë në dyqanin e Louis Vuitton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu