Dy të rinjtë grabisin dhe rrahin barbarisht 80-vjeçarin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Kamerat e sigurisë në rrugë kanë fiksuar momentin, kur dy të mitur, kanë dhunuar e grabitur një 80-vjeçar me prejardhje aziatike.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në Kaliforni.

“Është çmenduri të shohësh fëmijët që bëjnë kësi lloj gjërash”, ka thënë një dëshmitar i cili është identifikuar vetëm si Marcos.

Sipas policisë, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i është grabitur nga të miturit një orë.

Policia pretendon se sulmi është kryer për racizëm se sa për një grabitje mirëfilli, e pista e tyre kryesore e hetimit është orientuar drejt kësaj gjëje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu