Njoftim i Prokurorisë Elbasan për Everest (Ibrahim) Çaka që u ekzekutua një natë më parë

0

Për ekzekutimin e 41 vjeçarit Everest Çaka në Elbasan policia është duke punuar në disa pista kryesisht qe lidhen me larje hesapesh dhe për hakmarrje.

Everest Çaka rezulton kusheriri i parë i Arjan Spahiut i cili u ekzekutua në nëntor të vitit 2020 në Belgjikë. Javën e shkuar prokurorë belgë zbarkuan në Elbasan për të mbledhur informacione mbi të shkuarën e Spahiut.

Nga mbrëmë në media ka qarkulluar një informacion se mes personave që mund të kenë folur për autoritetet belge për të hedhur drite mund të ishte edhe Everes Ibrahim Çaka, çka u tha se mund ti kishte kushtuar shtrenjtë.

Por nëpërmjet një reagimi zyrtar prokuroria e Elbasanit pohon se viktima nuk eshte marre ne pyetje nga autoritetet belge gjate kohes se kryerjes se veprimeve te tyre ne Prokurorine Elbasan.

“Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan, ne bashkepunim me autoritetet partnere, njofton se viktima e dates 11.05.2021, Everest (alias Ibrahim) Caka nuk eshte marre ne pyetje nga autoritetet belge gjate kohes se kryerjes se veprimeve te tyre ne Prokurorine Elbasan,” deklaroi Prokuroria. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu