E FUNDIT/ Ilir Meta kthen në kuvend kodin zgjedhor

0

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, me arsyetimin se janë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe janë realizuar në mënyrë të njëanshme.
Dekreti:
D E K R E T
“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,
I NDRYSHUAR’”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.
Nr. Dekretit 11797
Tiranë, më 22.10.2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu