E FUNDIT/Presidenti kthen ligjin e “Policisë së shtetit”.

0

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Policinë e Shtetit” me arsyen se uniformat blu mund të keqpërdoren gjatë procesit zgjedhor.

Sipas kreut të shtetit “Ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor”.

Meta arsyeton më tej se përmes ndryshimeve “Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”.

Më poshtë arsyet e plota të kthimit të ligjit:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 133/2020 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 108/2014 ‘PËR POLICINË E SHTETIT’, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11841

Tiranë, më 20.11.2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu