Dy viktima brenda pak orësh nga Covid-19 në Elbasan. Ja për kë bëhet fjalë

0

Dy viktima brenda pak orësh nga Covid-19 në Elbasan.

Një 47-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm te “Sanatoriumi” për shkak të koronavirusit.

Ai ishte i shtruar prej 10 ditësh tek spitali Covid-19, por nuk mundi t’ia dalë.

Pak orë më vonë u regjistrua edhe viktima e dytë. Burime bëjnë me dije se viktima e radhës në këtë qytet është një 79 vjeçar i cili ka humbur jetën këtë të martë në spitalin Covid 2.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën nga Covid në qarkun e Elbasanit 65 viktima, ndërsa numri total i jetëve të humbura në vendin tonë është 716 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu