Është goditur me…Policia Elbasan jep detaje për personin e gjetur të shtrirë në rrugën para postës

0

Policia Elbasan jep detaje për personin e gjetur të shtrirë një natë më parë në rrugën para postës. Sipas policisë 26-vjeçari me inicialet M.M është qëlluar me grushta para një lokali.

Pamjet u siguruan ekskluzivisht nga infoelbasani.com.

Ja komunikata:

Elbasan

Rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushta shtetasi M.M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna intesive për kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu