E goditi me thikë dhe me krikun e makinës,ja arsyeja e konfliktit mes fqinjëve

0

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së hënës Torre Annunziatën, në Napoli të Italisë, ku një 61 vjeçar është masakruar vetëm për vendin e parkimit të makinës.

Viktima, Maurizio Cerrato, kishte pasur disa përplasje dhe kur i gjeti të çara rrotat e automjetit të tij, e kuptoi se kush ishte fajtori: fqinji i tij, të cilit shkoi t`i kërkonte shpjegime.

Por reagimi i këtij të fundit, një ish i dënuar që duket se kishte lidhje dhe me disa kamorristë të zonës, ishte ekstrem. Raportet mes dy fqinjëve kishin degraduar, dhe mendohet se kjo nuk qe hera e parë që grindeshin për parkimin. Por këtë radhë autori i krimit nuk u mjaftua me ofendime, por e goditi Cerraton me krikun e makinës.

Më tej, e qëlloi në gjoks edhe me thikën që kishte përdorur për t`i carë gomat. 61 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa vrasësi arriti të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu