Këshillat kryesore që do të ndihmojnë performancën tuaj në një punë të re

0

Nisja e një pune të re duhet të përmbajë një paketë të mirëmenduar me mënyrën se si ju duhet të silleni dhe të veproni.Karriera mund të jetë prioritet për shumicën,prandaj reputacioni i mirë ka tepër rëndësi.

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të mbani një qëndrim të përshtatshëm në punën tuaj të re.

1-Nis me hapa të vegjël

Evitoni thashethemet dhe opinionet personale të cilat janë të tepërta.Ambientohuni me gjithçka që ju rrethon dhe jini modest.

2-Merrni me seriozitet kriteret mbi të cilat do të gjykoheni

Në momentin që vjen koha që ju të merrni vlerësimin për performancën tuaj,nuk do donit të surprizoheshit; kështu që mos kini frikë të pyesni menaxherin tuaj për të arritur çelësin e suksesit në punë. Më e këshillueshmë është që disa gjëra të përcaktohen në fillim më mirë, që të mos ketë keqkuptime ose mosmarrveshje më vonë.

3- Interesohuni se si mund të bashkpunoni më mirë me shefin tuaj

Ndërtoni një marrëdhenie pozitive punë duke mësuar stilin/mënyrën e preferuar të punës dhe të komunikimit të liderit apo menaxherit tuaj dhe pastaj përshtatuni edhe ju me të njëjtën mënyë.

4- Ji profesional, i shpejtë dhe i frytshëm.

Paraqitu çdo ditë në kohë në ambjentet e punës (më mirë akoma, herët) dhe qëndro deri në momentin që shumë prej punonjësve/ kolegevë largohen në shtëpi.  Mund të jetë diçka që mund t’iu ndihmojë shumë nëse filloni të njihni punonjësit që punojnë deri vonë, sepse mund të mësosh shumë informacione të rëndësishme.

5- Njihu me kolegët e punës

Përpiqu që t’i takosh kolegët e tu në grupe te vogla, gjatë orarit të drekës, por edhe individualisht, si për shembull, mund t’i ftoni për një kafe dhe në këtë mënyrë mund të njiheni më mirë. Flisni për gjërat/fushat në të cilat ai është ekspert dhe njihu me projektet e tij të ardhshme. Kjo do t’ju krijojë një pamje më të qartë të departamentit ku po punoni dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të përcaktuar nëse ju ndiheni mire/përshtateni aty apo jo.

6- Kushtojini rëndësi takimeve/mbledhjeve 

Fikni celularët dhe laptopët. Fokusohuni në atë çfarë po ndodh dhe çfarë po flitet në takim/mbledhje për të shmangur pyetjet e ndryshme që do të tërhiqnin vëmendjen tuaj dhe të tjerëve.

7- Bëhuni modeli i profesionistit në çdo e-mail

Mendoni mirë para se të dërgoni një email dhe merrni parasysh të gjitha pasojat nëse ndodh që emaili juaj përfundon që të publikohet në rrjete që mund të lexohen nga e gjithë bota. Përpiquni që cdo email i juaji t’u përfaqësojë më së miri profesionalizmin, karakterin dhe integritetin tuaj.

8- Përmbushni premtimet tuaja

Gjithmonë mbaj/plotësoji premtimet tuaja. Në momentin që kupton se nuk mund të realizosh dicka në kohë- komuniko me menaxherin tënd. Askujt nuk i pëlqen që të surprizohet, kështu që bëjeni pjesë të mënyrës suaj të punës që të njoftoni shefin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur nëse ka diçka që nuk shkon. Duke mbajtur premtimet/fjalën e dhënë dhe duke punuar çdo ditë në çështje të punës, ju do të ndërtoni reputacionin e një njeriu të sinqertë, të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

9- Bëhu ekspert në diçka

Njerëzit kërkojnë ndihmën e ekspertëve për të zgjidhur problemet në momentin që perballen me sfida. Kërko për hapësira në vendin tuaj të punës ku ju mund të zhvilloni dhe përdorni aftësitë tuaja dhe bëhuni një ekspert. Pastaj, bëhuni vullnetar për projekte që të lejojnë të përdorësh aftësitë tuaja.

10- Gjatë gjithë kohës dëshmo që ti ke vlerë për kompaninë tënde

Bëre një punë të mirë duke përfunduar projektin tënd të parë në kohë. Më mirë për ty! Tani është koha që të bësh sërish të njëjtën gjë. Mos prit që të vlerësohesh vetëm në një perfomancë të realizuar mirë në të kaluarën. Çdo ditë që ju zgjoheni dhe shkoni në punë, tregoni vlerat tuaja në çdo moment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu