E pabesueshme/ Covidi i merr jetën 35-vjeçarit nga Elbasani. Sapo ishte bërë baba

0

Një ngjarje tronditëse ka hidhëruar sot Elbasanin. Julian Buzo 35-vjeç me banim në Elbasan, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Prej disa ditësh ai u trajtua në spitalin e Elbasanit. Por kur gjendja u rëndua, u nis drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe luftës që ai vetë bëri për të mposhtur virusin famëkeq, nuk mundi të mbijetojë.

Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, miqtë e shokët e tij.

Julian Buzo sapo ishte bërë babai i një vajze. Ai ishte bashkëshorti i gazetares së njohur Odeta Gjevori e cila punon për emisionin “Stop” në TV Klan. Prej vitesh Juli punonte si montazhier në Tv Klan.

Ai e nisi karrierën e tij në median lokale në Elbasan. Ishte një djalë i sjellshëm, korrekt dhe punëtor.

Humbja ka trishtuar edhe komunitetin e gazetarëve në Elbasan.

Infoweb.tv i përcjell ngushëllimet më të sinqerta koleges Odeta Gjevori dhe familjes Buzo.

I përjetshëm kujtimi yt Juli!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu