E portretizuan si Hitler, Macroni i xhindosur kërcënon protestuesit

0

Emmanuel Macron ka paditur personin që zotëron billboard-in ku presidenti francez shfaqej si Adolf Hitleri.

Kjo ndodhi gjatë protestave kundër masave kufizuese ndaj pandemisë në Francë, por shefit të Elizesë nuk i është dukur aspak për të qeshur. Michel-Ange Flori, i cili zotëron rreth 400 billboard-e në rajonin jugor Var, shkroi në Tëitter se: “Sapo ka mësuar së do të thirrem në stacionin policor të Toulon pas një ankese nga presidenti i Republikës. Kështu, në vendin e Macronit, me profetin mund të tallesh, ajo është satirë por ta bësh ta bësh presidentin të duket si diktator, kjo quhet blasfemi”, tha Flori.

Posteri e portretizonte kreun e shtetit me uniformën e liderit nazist dhe mustaqe të vogla, e shenjën e swastikës në krah, brenda së cilës ishin inicialet e partisë së Macronit. Në mesazh thuhej: “Bindu, vaksinohu”! Dy billboard-e të tilla me përmasa katër metra me tre u shfaqën në një rrugë me katër korsi pranë hyrjes në Toulon.

Dikush kishte shkruar “Turp” mbi njërën prej tyre. Vepra e “fyerjes së Presidentit të Republikës” u shfuqizua në Francë në vitin 2013 pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Por kreu i francez i shtetit mbrohet nga fyerjet dhe shpifjet publike si çdo qytetar i zakonshëm, edhe pse ndjekjet penale të përceptuara ndonjëherë si sulm ndaj lirisë së fjalës, janë të rralla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu