Rama konfliktohet me gazetarin dhe i përplas ofendimet në fytyrë: Injorant!

0

Gazetari Furkan Saliu ka zbardhur ditën e sotme një debat që ka pasur me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili ka shpërthyer me një lumë ofendimesh ndaj tij.

Furkan Saliu thotë se gjatë forumit ekonomik të mbajmtur ditën e sotme në Shkup midis Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama, ai ka pasur mundësinë të fliste për pak sekonda me Ramën.

Furkan Saliu tregon si shpërtheu në të shara Rama kur ky i fundit i kishte thënë që forumi ju duk si një mini-Jugosllavi.

Kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer ofendimet “injorant” ndaj gazetarit maqedonas, madje në fund të bisedës është shtirur sikur ky po e pyeste për intervistë ekskluzive në mënyrë që të mos e kuptonin gazetarët e tjerë se po e ofendonte.

Postimi i Furkan Saliut:

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën

E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu