E preferuar nga VIP-at, sa kushton çanta e njohur prej ‘meme-ve’

0

Ka një çantë që gjithmonë e më tepër po e shohim ta përdorin vajzat e showbizit. Mesa duket, çanta e vogël e markës ‘Jacquemus’ që prej kohësh e kemi parë të bëhet ‘meme’ për shkak të madhësisë së saj, tashmë është aksesori plotësues i shumë veshjeve të vajzave të njohura në ‘Instagram’. Kemi parë yje si Dua Lipa, Chiara Ferragni, Kendall Jenner, Hailey Bieber, Rihanna, etj, që e morën çantën më të vogël të markës së njohur dhe u komentuan shumë, sepse prakticiteti i saj është minimal, ama pas tyre kemi parë edhe vajza shqiptare që e zgjodhën.

Lori Hoxha, Marina e Luana Vjollca, Armina Mevlani dhe Afërdita Dreshaj janë vetëm disa prej tyre. Çmimet e ‘Jacquemus’ variojnë nga shifra 400 dollarë deri në 800, që sigurisht nuk është një vlerë e përballueshme nga të gjithë, por nëse jeni të fiksuar me çantat dhe keni me ç’ta kombinoni, shpenzimi do ja vlejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu