Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës nën akuzën e trafikimit të klandestinëve kundrejt fitimit. Policia njofton se shtetasit A. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 50 vjeç banues në Elbasan, janë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasi janë konstatuar se po transportonin emigrantë të paligjshëm. Dy shtetasit e arrestuar, i premtonin emigrantëve kalimin në një nga vendet e BE.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej të arrestuarve ka qenë i ndaluar edhe një herë më parë për këtë veprimtari të paligjshme, e aktualisht ndodhet në “Arrest shtëpie”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here